Roma kërkon përforcime në mbrojtje, Jose Mourinho synon lojtarin e Barcelonës

Sport

këtë merkato. Trajneri i Romës kërkon një përforcim në qendër të mbrojtjes dhe takticieni portugez është i bindur se lojtari francez është zgjedhja ideale për të përmirësuar cilësinë e organikës së lojtarëve të tij. Më tej, futbollisti në fjalë zotëron një aftësi të lartë edhe në kontrollin e topit, çka është një element plus që Mourinho e vlerëson maksimalisht. Kjo është një tjetër arsye e fortë që timonieri i verdhekuqve synon shërbimet e mbrojtësit.

Nga ana tjetër, Lenglet, pjesë e Barcelonës që prej vitit 2018-të, nuk është më pjesë e projektit të klubit katalanas. Gjigantët e La Ligas kanë të tjera plane për të ndërtuar prapavijën. Këto rrethana, kanë sjellë përfundimin që 27 vjeçari të dalë në shitje këtë verë, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2026-të me ekipin spanjoll.

Shtatlarti nuk është në planet e trajnerit Xavi Hernandez, i cili nuk e konsideron atë pjesë kyçe të skuadrës që drejton. Lenglet e ka shumë të vështirë ta pranojë stolin, e për këtë arsye, palët kanë arritur në përfundimin se zgjidhja më e mirë është largimi nga Camp Nou. Aktualisht, vlera e mbrojtësit në tregun e merkatos nuk është më tepër sesa 12 mln euro, ndërsa oferta e Romës ende nuk bëhet e ditur, teksa bisedimet mund të shkojnë në një situatë më të avancuar përgjatë ditëve në vijim.