Zbulohet arsyeja përse Roma po ngurron në transferimin e Georginio Wijnaldum. Prej disa ditësh me radhë, mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë se mesfushori është drejt kalimit në radhët e klubit verdhekuq, një lëvizje që ende nuk po arrin të kompletohet.
E në fakt, ngërçi që po pengon këtë transferim është zbuluar. PSG është pro huazimit të futbollistit për një sezon në klubin italian, por kampionët e Ligue 1, kërkojnë që në marrëveshje të përfshijnë edhe të drejtën me detyrim blerje nga ana e Romës. Është pikërisht ky element që verdhekuqtë nuk po e marrin ende hapin e fundit.
Në Parc des Princes nuk ka më vend për Ëijnaldum, ndonëse një vit më parë ai zbarkoi atje me shumë bujë. Mirëpo, asgjë nuk shkoi sipas pritshmërive dhe në këtë mënyrë, hollandezi e sheh e sheh të domosdoshme të largohet dhe të vijojë karrierën diku gjetkë.
Sakaq, Roma propozon një vit huazim për ish-lojtarin e Liverpool, i cili aktualisht paguhet 9 mln euro në sezon me parizienët. Këtë shifër, kampionët e Conference League nuk mund ta përballojnë dot. Megjithatë, në këtë rast, Parisi është gati të mbulojë gjysmën e pagës së futbollistit për edicionin që vjen.
Sidoqoftë, pavarësisht një tkurrjeje të momentit, duket se asgjë nuk mund ta pengojë transferimin e Ëijnaldum në Olimpico. Përgjatë ditëve të ardhshme të merkatos, mesfushori pritet të bashkohet me skuadrën e Jose Mourinhos. Madje, Roma mund ta pranojë edhe kushtin e blerjes me detyrim të futbollistit, por klubi italian nuk ofron më tepër se 15 mln euro për të siguruar përfundimisht shërbimet e 31 vjeçarit.
Ndërkohë, përveç Ëijnaldum, po ashtu, Roma është shumë pranë transferimit të Andrea Belottit. Sulmuesit i përfundoi kontrata me Torinon dhe si pasojë do vijë në Olimpico si një futbollist me parametra zero. Madje, marrëveshja mes palëve thuajse është e arritur, ndërsa kanë mbetur vetëm detajet e fundit që gjithçka të kompletohet me sukses. Nga kontrata që do nënshkruajë me Romën, Belotti pritet të përfitojë afërsisht 3 mln euro në sezon.