Roma ka nisur të dalë nga kriza. Në javën e 22 të Serie A, skuadra verdhekuqe fitoi 2-1 në fushën e Udineses. Kjo ishte fitorja e parë e Romës në të gjitha kompeticionet në transfertë, pas plot 276 ditësh. Si për ironi të fatit, për herë të fundit jashtë shtëpie, Roma kishte fituar pikërisht në fushën e Udineses, me rezulatatin 2-1, në 25 Prill të vitit 2024. Thënë ndryshe, Roma ka mundur të fitojë në transfertë, pas plot 18 ndeshjesh të luajtura në të gjitha garat në një fushë të huaj. Këtë herë, në Udine, ekipi verdhekuq ia doli të fitonte me përmbysje, teksa në pjesën e parë, Luca kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë. Megjithatë, miqtë nuk u demoralizuan nga kjo gjë, por u kthyen me tjetër mentalitet në fraksionin e dytë. Në minutën e 50 de 64, ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri përmbysi rezultatin, duke i shënuar të dy golat me penallti. Për statistikë, Roma ka arritur të fitojë një ndeshje në Serie A falë dy penalltive, për herë të parë që nga Dhjetori i 2006-tës, atëherë kur Francesco Totti e bënte diçka të ngjashme ndaj Atanaltës. Më tej, kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi, që Roma nuk mposhtet në Serie A.
Për herë të fundit, kryeqytatasit janë mundur 2-0 në fushën e Comos, në 15 Dhjetor të 2024-tës. Duke parë këtë ecuri, në kampin verdhekuq tani shpresojnë që e ardhmja të sjellë vetëm rezultate pozitive, pasi kriza duket sikur është lënë pas krahëve. Në javën e ardhshme të Serie A, Roma do të luajë ndaj Napolit në shtëpi.