Roma duket sikur i ka lënë pas ditët e errëta dhe tani është rikthyer tek rezultatet pozitive. Ndoshta, skuadra verdhekuqe, po përjeton momentin më të mirë të sezonit, teka në 5 javët e fundit, numëron 4 fitore dhe një barazim.
Në javën e 25, kryeqytetasit triumfuan ndaj Parmës në transfertë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takmit e shënoi Matias Soule. Në minutën e 33, argjentinasi realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit, gol, që do të ishte i mjaftueshëm për romanët për të dalë me 3 pikë nga stadiumi. Në 2 sezonet e fundit, Soule, ka mundur të shënojë 2 gola me goditje dënimi. Në këtë mënyrë, 21 vjeçari është lojtari më i ri në 5 ligat kryesore që e ka bërë diçka të tillë.
Trajneri Claudio Ranieri është duke bërë një punë të përkryer në stolin e Romës, teksa skuadra e tij, nuk mposhtet prej 9 ndeshjesh radhazi në Serie A. Përgjatë kësaj kohe, verdhekuqtë kanë mundur të marrin 6 fitore dhe 3 barazime. Humbja e fundit e Romës, daton në 15 Dhjetor të 2024-tës, 2-0 në fushën Comos.
Si pasojë, Roma është ngjitur në vendin e 9, në kuotën e 37 pikëve dhe tashmë është futur tërësisht në garë për një vend në Kupat e Europës. Ndërsa Parma, pas 4 humbjesh të njëpasnjëshme, ka zbriturë në vendin e 18 të renditjes, që të dërgon një kategorio më poshtë.