Roma arrin fitoren e 4 në 5 ndeshjet e fundit në kampionat. Në javën e 26 të Serie A, verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 3-2 në shtëpi përballë skuadrës së Torinos. Në duelin e Olimpicos, ai që mori të gjithë vëmendjen, ishte Pauolo Dybala, I cili realizoi që të 3 golat për ekipin e Romës.
Fillimisht, argjentinasi, shënoi në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë, por që festa e vendasve do të zgjaste vetëm 2 minuta, sepse Duvan Zapata ritktheu menjëherë ekuilibrin. Megjithatë, në të 57-tën, Dybala e dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, kurse në të 69-tën do të shënonte edhe të tretin, këtë herë asistuar nga Romelu Lukaku. Për miqtë e Torinos, një fije shprese u ndez në të 89-tën, kur Huijsen realizoi autogol në portën e tij, por që rezultati nuk ndryshoi më. Në këtë mënyrë, Roma është ngjitur në kuotën e 44 pikëve dhe kjo e klasifikon ekipin kryeqytetas në vendin e 6 të tabelës së renditjes, vetëm 4 pikë larg nga zona Champions.
Duke marrë parasysh që deri në përfundim të garës kanë mbetur edhe 12 javë, Roma ka të gjithë të drejtën në dispozicion për të shpresuar dhe për të konkuruar për një vend në Champions League.
Sakaq, rivali I përjetëshëm I Romës, Lazio, është mposhtur në javën e 26-të, me rezultatin 2-1 në transfertën e Fiorentinës. Kayode dhe Bonaventura në pjesën e dytë, përmbysën avantazhin e marrë nga Lazio në fraksionin e parë me anë të Luis Albertos. Që prej 27 Majit të 2023-shit, kjo ishte hera e parë që Fiorentina arriti të përmbyste një ndeshje në pjesën e dytë, të cilën ishte duke e humbur në pjesën e parë. Që prej atëherë, ekipi vjollcë, ishte gjendur plot 10 herë një një situatë të tillë dhe në fund, ia kishte dalë mbanë të merrte vetëm 2 pikë.
Si pasojë, Forentina është ngjitur në vendin e 7 në kuotën e 41 pikëve, kurse Lazio ka zbritur në vendin e 8 me 40 pikë. Të dyja skuadrat, mbeten në garë për të luajtur në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm futbollistik.