Roma fiton derbin ndaj Lazios

Sport

Roma fiton derbin me Lazion. Dy skuadrat e kryeqytetit italian, u përballën mes tyre në javën e 19 të Serie A, teksa këtë herë, triumfues dolën verdhekuqtë, me rezultatin 2-0. Të dy golat, u shënuan, përkatësisht në minuta 10 dhe 18, nga Lorenzo Pellegrini dhe Alexis Saelemaekers. Për herë të parë që nga viti 1966, kjo ishte vetëm hera e dytë, që Roma shënonte 2 gola në portën e Lazios në 20 minutat e para të ndeshjes. Fillimisht kishte ndodhur në 21 Nëntor të 1999-tës.

Më tej, një sukses i tillë, shënoi edhe një arritje të veçantë për Claudio Ranierin, i cili është bërë trajneri i parë në historinë e Serie A, i cili arrin të fitojë 4 derbet e parë radhazi ndaj Lazios si trajner i Romës.

Si pasojë e këtij 3 pikëshi, Roma është ngjitur në vendin e 10 të tabelës, në kuotën e 23 pikëve. Thënë këtë, skuadrën verdhekuqe e pret një punë e gjatë përpara, pasi thjesht për të shkuar në Europës, rruga është me një mori pengesash dhe pavarësisht optimizmit, rruga duket mjaft e vështirë.

Në krahun tjetër, Lazio mbetet në vendin e katërt në kuotën e 35 pikëve, mirëpo të kaltërit tashmë rrezikojnë shumë të zbresin nga ajo zonë, duke parasysh që ndjekësit më të afërt, Juventusi dhe Fiorentina, kanë nga një ndeshje më shumë për të luajtur.