Roma drejt transferimit të një lojtari nga PSG

Sport

Roma drejt një tjetër tranferimi këtë merkato vere. Fjala është për Renato Sanches, mesfushorin e PSG. Portugezi është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2027-të me klubin kampion të Francës, mirëpo në vitin e parë në “Parc des Princes” nuk ka përmbushur pritshmëritë, e për këtë arsye, klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat.

Trsjneri Luis Enrique nuk e ka 25 vjeçarin pjesë të projektit të tij, kështu që për Sanches, nuk ka zgjidhje tjetër, veçese të largohet nga qyteti i dritave.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, Roma i ka nisur disa kohë me herët bisedimet me futbollistin. Pas një komunikimi fillimisht në distancë, pas disa javësh me radhë, lojtari dhe klubi italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kështu që tani mbetet vetëm të arrihet dakordësimi edhe me PSG.

Si fillim, Roma kërkon huazim për një sezon të lojtarit, teksa në kontratë të përfshihet edhe mundësia e blerjes së kartonit në mënyrë përfundimtare. Duke marrë në konsideratë që Sanches nuk është pjesë e planit të klubit parizien, transferimi i ish-lojtarit të Bayern Munich në “Olimpico” konsiderohet një çështje e kryer.

Roma e ka parë të domosdoshme përforcimin me një mesfushor, sidomos pas largimit të Ëijnaldum. Renato Sanches konsiderohet si lojtari i duhur nga trajneri Jose Mourinho, i cili e preferon së tepërmi profiling e portugezit, duke marrë në konsideratë aftësitë e tij fizike, e po ashtu edhe teknike.