Rohan Dennis fiton etapën e 16 të ‘Vuelta’-s, por Yates vijon të ruajë kryesimin

Sport

bc rhkn
Rohan Dennis ka arritur të dalë fitues në etapën e 16 të xhiros spanjolle, duke siguruar triumfin e dytë në një fazë të ‘Vuelta’-s për këtë vit, pas fitores në etapën hapëse të turneut. Çiklisti australian i skuadrës ‘BMC Racing Team’ i mbylli 32 km e përshkruara nga Santillana del Mar në Torrelavega për 37 minuta e 57 sekonda, duke lënë pas vetes me një diferencë të konsiderueshme prej 50 sekondash amerikanin Joey Rosskopf dhe spanjollin Jonathan Castroviejo.  Vetëm vendi i 13 për Simon Yates, i cili gjithësesi vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të ‘Vuelta’-s, me kohën totale 64 orë 52 minuta e 58 sekonda.

bettiniphoto 0279845 1 2000px 670 1

Çiklisti britanik vijon të mbajë pas vetes Alejandro Valverdenm që aktualisht gjendet 33 sekonda pas Yates, por spanjolli mund t’i gëzohet faktit se vijon të mbajë fanellën e gjelbërt, që identifikon çiklistin me më shumë pikë të grumbulluara. Kurse Nairo Quintana ka zbritur në vendin e katërt, pasi është parakaluar nga holandezi Kruijswijk. Etapa e ardhshme e xhiros spanjolle do të startojë në Getxo, nga ku garuesit do të përshkojnë 157 km në terren kryesisht malor, për të përfunduar në Balcon de Bizkaia.