Roger Schmidt, trajneri i Benfikës:

Sport

“Situata është shumë e qartë. Ne arritëm të triumfonim në ndeshjen e parë dhe nëse Club Brugge kërkon të kalojë drejt çerekfinaleve, atëherë herët a vonë do të duhet të hidhen në sulm. Nëse do e bëjnë këtë që nga fillimi apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Ne duhet të përqëndrohemi tek loja jonë. Kemi një avantazh prej dy golash, por nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të lojës. Do të vazhdojmë të sulmojmë e të kërkojmë sa më shumë zonën kundërshtare. Pres një ndeshje vërtet të komplikuar. Club Brugge mund të mos jetë në më të mirën e vet, por kanë në përbërje individë që mund të bëjnë diferencën. Ndërsa sezoni ynë vazhdon të jetë shumë i mirë. Jam i lumtur me rritjen që ka shfaqur skuadra ime, por jemi të vetdijshëm se i kemi aftësitë për të bërë akoma më mirë. Në fund të sezonit do të vlerësojmë se çfarë kemi arritur dhe nëse i kemi realizuar objektivat tona apo jo. Si në kampionat, edhe në ‘Champions League’, luhen fazat më të rëndësishme të sezonit, prandaj duhet të shtyjmë përpara akoma më shumë. Për më tepër, sot luajmë përpara tifozëve tanë dhe më e pakta që mund të bëjmë, është t’i nderojmë me kualifikimin drejt fazës tjetër, por unë personalisht, e kërkoj këtë gjë me gola dhe plot stil.”