Roger Schmidt, trajneri i Benfikës:

Sport

“E dimë se është një mision shumë i vështirë të fitosh ndaj Parisit, por javën e kaluar kuptuam se duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë përgjatë gjithë takimit, nëse duam të kemi mundësi të barabarta. Edhe në aspektin psikologjik, është e nevojshme të luajmë me kokën lart dhe të bindur rreth aftësive tona. Mendoj se në të tilla situata, çelësi i suksesit për ne mund të jetë besimi tek vetja. Nuk duhet të zbresim në fushë duke menduar atë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë. Do të jetë shumë ndryshe. Ata janë edhe më të uritur për të fituar para tifozëve të tyre. Nuk duhet të mendojmë për mungesën e Lionel Messi-t. Nëse lojtarët e mi e shohin sfidën më të lehtë se herën e kaluar sepse ka një mungesë të rëndësishme, atëherë gabohen rëndë. Paris SG ka një skuadër të kompletuar dhe në stolin e tyre gjen yje të nivelit të lartë që mund të ta vështirësojnë jetën në çdo moment. Duhet të përqëndrohemi vetëm tek loja jonë. Kjo është ajo se çfarë kërkoj nga skuadra ime. Të luajmë sipas mënyrës sonë dhe të kërkojmë maksimumin nga vetja.”