“Unë jam një nga ata që thonë gjithnjë se ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja. Kjo me Dynamo Kyiv ka padyshim një tjetër peshë, duke ditur se çfarë është në lojë. Ata kanë luajtur të paktën 4 ndeshje në fazat eleminatore të ‘Champions League’-ës dhe kanë bërë performanca mjaft të mira. Benfika ka luajtur ndaj tyre edhe përgjatë sezonit të shkuar dhe mund të them se ekipet njihen mirë me njëri-tjetrin. Do të jetë një ndeshje që kërkon më shumë përkushtim se zakonisht, duke e ditur se çfarë motivimi e force kanë kundërshtarët tanë. Nuk mund të them se kam ndonjë pritshmëri konkrete rreth kësaj sfide. Jam përpjekur ta përgatis në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pëlqen përkushtimi që kam parë nga lojtarët e mi. Nuk duhet të harrojmë që në fazën e grupeve do të shkojë skuadra më e mirë përgjatë 180 minutave, jo vetëm ajo që performon sot. Prandaj është e rëndësishme të të kuptojmë se si duhen shfrytëzuar të gjitha pikat e dobëta të kundërshtarit tonë. Po ashtu mendoj se këto sfida do të jenë mjaft sfiduese në aspektin fizik, prandaj ky aspekt ka marrë një vëmendje të veçantë nga ana jonë. Duam të jemi mes më të mirëve të Europës dhe fatin tonë e kemi vetë në duar.”