“Sonte luajmë pjesën e dytë të kësaj përballje dhe me bindje them se asgjë nuk ka përfunduar. Në takimin e parë, luajtëm përballë një skuadre të mirë në Poloni, që sigurisht krijoi edhe mundësi për të shënuar. Këtë herë, duke marrë parasysh edhe rezultatin e sfidës së vajtjtes, qasja e tyre në lojë pritet të jetë më agresive. Dynamo është një ekip komppakt, ka eksperiencë për të tilla mbrëmje, çka do të thotë që nga momenti në moment, mund ta kthejnë situatën në favor të tyre.
Sidoqoftë, që nga minuta e parë, ne duhet të tregojmë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se jemi të motivuar për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League. Në fushë, do luajnë lojtarët më të mirë dhe në stol do jenë zëvendësuesit më të mirë. Pra, nuk ka vend shumë për ndërrime të formacionit. Më pas, sigurisht që sezoni është i gjatë dhe në javët apo në muajt në vijim, kemi nevojë për kontributin e të gjithë skuadrës. Kështu që sonte nuk do kemi surprizë në formacion.
Uroj që të jem në krye të kësaj skuadre të paktën për 2 vite. Këtu ndihem mirë dhe synimi është që të luajmë një futboll interesant. Do të më pëlqente shumë të mësoja portugalisht. Do përpiqem. Megjithatë, nuk kam ndonjë talent të madh për të mësuar gjuhë të huaja, pavarësisht se në vijim do provoj të komunikoj pak në gjuhën portugeze”.