“Inter ishte shumë afër fitimit të Champions League gjatë sezonit të kaluar. Nuk kanë humbur edhe aq shumë lojtarë nga ajo skuadër që vjet pati një ecuri të jashtëzakonshme duke shkuar deri në finale. Madje edhe në stol kanë futbollistë që mund të të ndëshkojnë atëherë kur më pak e pret. Prandaj, përballimi i një kundërshtari të tillë është një sfidë tepër e ndërlikuar. Por kemi besimin e madh se mund të dalim fitimtarë. Nuk kemi frikë nga Interi, thjesht i respektojmë zikaltërit për nivelin që kanë shfaqur deri tani. Unë besoj tek skuadra që kam në dispozicion dhe lojtarët besojnë në veten e tyre. Kam bindjen se zotërojmë përvojën e duhur, pasi shumica e elementëve që kam në skuadër, luajnë bashkë prej kohësh. Mendoj se kjo do të na ndihmojë edhe për të nxjerrë në dritë një parqitje sa më të mirë në San Siro, përballë Interit. Si gjithmonë do të synojmë të luajmë futbollin që kemi shfaqur gjithmonë, duke dhënë maksimumin tonë në fushën e lojës. Lautaro dhe Thuram tek Interi duket se e kanë gjetur mirë njeri-tjetrin menjëherë. Mirëpo detyra jonë është që të kemi vëmendjen dhe kujdesin e duhur kundrejt të gjithë skuadrës e jo vetëm tek disa elementë të caktuar.