“Deri tani kemi një avantazah të vogël në renditjen e grupit. Mirëpo do të thoja se të gjithë kanë ende mundësinë për t’u kualifikuar. Juventusi mbetet Juventus. Janë gjithmonë një skuadër me lojtarë cilësor, me traditë dhe sidomos me një trajner plot me përvojë. Sigurisht shpresojnë ende se mund të kualifikohen, pavarësisht situatës së vështirë ku gjenden. Pres që sonte të japin maksimumin në fushën e lojës. Ne nga ana jonë, nuk duam të mendojmë për të bërë llogari matematikore, por thjesht të shfaqim në fushën e lojës futbollin që dimë të luajmë. Situata në grupin tonë është e qartë: atyre u duhen 2 fitore, ndërsa neve na duhet 1 pikë. Por duhet të sqaroj se gjithmonë hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen dhe kështu do të jetë edhe sonte, nuk do të mjaftohemi me barazimin. Natyrisht që duhet të shfrytëzojmë avantazhin që do të luajmë në shtëpi, përballë tifozëve tanë që pritet të jenë rreth 65 mijë në stadium. Kjo padyshim që duhet të na japë një nxitje tepër të madhe për të vazhduar me serinë e rezultatet pozitive që i kemi regjistruar tashmë prej disa ndeshjeve. Mbi të gjitha do të synojmë që të përfitojmë nga pikat e tyre të dobëta, pasi kështu mund të arrijmë objektivin që i kemi vënë vetes: të luajmë në Champions edhe në vitin 2023!”.