Mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez, si duket është joshur nga interesimi i skuadrës angleze, Arsenal dhe tani dëshiron largimin nga gjermanët e Wolfsburg.
Kështu të paktën ka deklaruar vetë mbrojtësi, pasi një bashkim me Granit Xhakën te skuadra e Arsene Wenger, si duket i pëlqen së tepërmi.
“Nuk është e pamundur të vazhdoj edhe një sezon në Wolfsburgun, por kjo ka pak gjasa që mund të ndodh”, deklaroi Rodriguez.
“Do t’i shikoj të gjitha ofertat. Tani gjithçka është e hapur”, përfundoi mbrojtësi zviceran.