“Sevilla e ka treguar gjithmonë se është një skuadër kompetitive. Në vitet e fundit, ata janë treguar të jashtëzakonshëm në Europë. Për t’i mposhtur, duhet të jemi në nivelin më të lartë tonin. Finalet janë gjithmonë ndeshje të komplikuara. Kështu do të jetë edhe sonte, sepse edhe Sevilla disponon mjaft pika të forta në organikën e saj. Gjithësesi, duhet të përqendrohemi në lojën tonë dhe të mendojmë se si mund t’i shkaktojmë probleme atyre. Jemi gjithmonë të uritur për të fituar çdo finale që marrim pjesë.
Na erdhi keq që u mposhtëm nga Arsenali në Superkupën e Anglisë. Mendoj se e meritonim fitoren, por ky është futbolli.
Këtë sezon, uroj të jem më vendimtar dhe të shënoj më shumë gola se zakonisht. Kjo është diçka që unë dua të përmirësoj në aspektin personal. Të shënosh gola, do të thotë të marrësh më tepër përgjegjësi, e njëkohësisht ky është një aspekt që të mundëson të rritesh më tepër në aspektin professional.”