Rodri, Man.City kërkon të ruahet nga Real Madridi

Sport

Manchester City po synon të përshpejtojë bisedimet me Rodrin për një zgjatje kontrate, pasi drejtuesit e klubit duan të sigurohen sa më shpejt për angazhimin afatgjatë të mesfushorit spanjoll. Interesi i Real Madridit e ka shtuar edhe më shumë presionin mbi ish-kampionët e Anglisë, raporton GiveMeSport. Man City e sheh Rodrin si lojtar kyç për të ardhmen, ndaj drejtuesit dhe Guardiola kërkojnë me ngulm ta sigurojnë sa më shpejt nënshkrimin e tij në një kontratë të re. Ai ka fituar katër tituj kampioni, një Ligë të Kampionëve, një FA Cup, një Botëror Klubesh dhe shumë trofe të tjerë. 29-vjeçari, që u transferua nga Atlético Madrid në vitin 2019 për 72 milionë euro, është bërë një nga liderët e skuadrës së Guardiolës.