Rodgers zbulon arsyet e largimit të Sterling nga Liverpool

Sport

Raheem Sterling tregoi se ishte një lojtar i vecantë që në hapat e para të karrierës së tij. Tek Liverpool, edhe pse në moshë të re, ai fitoi shumë besim dhe mbështetje, teksa konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez. Por tifozët e skuadrës nga ‘Merseyside’ do të tronditeshin kur Sterling vendosi të transferohej tek rivalët e Manchester City në verën e vitit 2015, me ‘citizens’ që shpenzuan më shumë se 63 milionë euro për kartonin e tij. Rreth këtij transferimi të rëndësishëm ka folur edhe njeriu që bëri të mundur debutimin e Sterling në futbollin elitar, kur anësori ishte vetëm 17 vjec. Brendan Rodgers, aktualisht trajneri i Leicester, ka zbuluar se Sterling nuk u largua nga Liverpol për cështje parash. Manchester City është një ekip që i mundëson pa problem rroga të majme lojtarëve të saj, por Rodgers këmbëngul se për Sterling nuk ishte dicka e tillë që e shtyu të transferohej në Manchester. 47-vjecari u shpreh se Sterling u largua nga Liverpool për arsye sportive, pasi ‘the reds’ në atë kohë po vuanin të gjenin stabilitetin e duhur, ndërsa City kishte hedhur themelet si një nga klubet më të fuqishme të Europës në ato caste. Rodgers tha se Sterling pa mundësinë të përmirësohej se tepërmi dhe për të, kalimi tek Manchester City në 2015-ën ishte lëvizje e duhur për të.