Robinho zbulon prapaskenat e kalimit të tij tek Manchester City

Sport

robinho
Sulmuesi brazilian Robinho para një dekade ka qenë një ndër lojtarët më të vlerësuar dhe konsiderohej mes më të mirëve të globit. Ndonëse ai asnjëherë nuk ia doli t’i realizonte të gjitha pritshmëritë ndaj tij, por gjithësesi shumë skuadra e kanë lakmuar ta kenë në skuadër. Robinho së fundmi ka zbuluar se kur donte të largohej nga Real Madrid, kishte marrë një ofertë nga Chelsea, të cilën ai thotë se e pati pranuar. Por ka qenë një lëvizje e fundit e madrilenëve, që e detyruan sulmuesin të kalonte tek Manchester City. Braziliani shpjegoi se kishte një mosmarrëveshje midis klubit spanjoll dhe ‘Bluve’ të Londrës që e detyroi të shkonte te ‘citizens’. 

robinho

 “Doja të shkoja te Chelsea, Scolari më kishte thënë se mund të bëja diferencën në ekipin e tij,” shprehet braziliani. “Gjithsesi, Real Madrid i prishi marrëdhëniet me ta. Kishin disa probleme të vjetra dhe atyre nuk u pëlqeu mënyra se si Chelsea kishte filluar të shiste fanella me emrin tim përpara se të zyrtarizohej marrëveshja.” Robinho flet me siguri se arsyeja që solli gjithë këtë situatë ishte se për Real Madrid, kjo ishte një çështje krenarie. Mbi të gjitha, Chelsea ishte në Champions League ndërsa Manchester City jo.  “Nuk jam penduar që u largova nga Real Madrid, por më vjen keq që nuk u ndamë mirë.” Robinho gjithësesi i vlerëson shumë galaktikët, duke qenë se ishte klubi i parë që i dha mundësi të shkëlqente në Evropë, por gjithë këto tratativa me Chelsean, duket se kanë bërë që palët mos të ndahën miqësisht.