“Shkruajta historinë në Europë, kurse tani, dua të shkruaj historinë edhe në Arabinë Saudite”. Kështu është shprehur Roberto Mançini, në konferencën e tij të parë, si trajner i përfaqësueses Saudite të futbollit.
Kaluan vetëm 10 ditë nga dorëheqja që dha nga stoli i Italisë, atje ku për 5 vite, arriti disa suksese që tashmë janë shkruar me gërma të arta në librat e historisë së futbollit.
Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja e kaltër mbeti e pamposhtur në 37 ndeshje njëra pas tjetrës, një rekord botëror ky, duke lënë pas Brazilin dhe Spanjën me nga 35 ndeshje si të pamposhtur. Më tej, pika kulmore e këtij rrugëtimi 5 vjeçar me Italinë ishte triumfi në Euro 2020-të, duke e ngjitur përfaqësuesen e kaltër në majën e Europës. Në finale, suksesi erdhi me penallti ndaj Anglisë.
Gjithësesi, epoka e Mançinit në krye të Italisë, ka shënuar gjithashtu edhe ngjarje negative, sikurse ishte mospjesëmarrja në Botërorin e Katarit.
Sa i përket aventurës që sapo ka nisur, Mançini ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me Arabinë Saudite dhe do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Thënë më thjesht, Mançini është bërë tashmë trajneri më i paguar i momentit në futboll.
“Besoj se kjo është një mundësi e madhe për mua, për ta përjetuar futbollin në një vend të ri, e në veçanti në Azi, ku ky sport po merr përmasa gjithnjë e më të popullarizuara. Fakti që këtu janë transferuar një sërë lojtarët, është një tregues se potenciali i zhvilllimit të futbollit kombëtar është i madh. Shkruajta histori në Europë dhe tani dua ta bëj një gjë të tillë edhe në Arabinë Saudite”, ka dekluaruar ndër të tjera 58 vjeçari.
Ndeshja e parë e italianit në krye të përfaqësueses saudite, do të jetë në 8 Shtator ndaj Costa Rica. Sida do të zhvillohet në Angli, në stadiumin e Neëcastle, “St James’ Park”.