Roberto Firmino transferohet në Arabi, zyrtarizohet në skuadrën e Al Ahli

Sport

Një tjetër lojtar është larguar nga Europa dhe ka zbarkuar në Arabinë Saudite. Fjala është për Roberto Firminon, me sulmuesin, që zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me klubin e Al Ahli.

Sauditët, i kanë siguruar shërbimet e brazilianit me parametra zero, duke qenë se 31 vjeçarit i përfundoi kontrata me Liverpool, një aventurë që zgjati plot 8 sezone, e kurorëzuar me çdo trofe të mundshëm të fituar, mes tyre, Champions League dhe kampionat. Me 19 herë kampionët e Anglisë, Firmino, luajti 362 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 111 gola, e dhuroi 79 asiste.

Pasi njoftoi se nuk do të rinovonte me The Reds, e ardhmja e Firminos konsiderohej ende në Europë, teksa Real Madrid, apo edhe Barcelona u interesuan jo pak për të marrë shërbimet e tij. Megjithatë, asgjë e tillë nuk ndodhi. Sulmuesi i tha “po” ofertës nga Lindja e Mesme, duke u bërë pjesë e Al Ahli. Në radhët e 3 herë kampionëve të Arabisë Saudite, Firmino ka gjetur një tjetër lojtar që në sezonet e fundit ka luajtur në Premier League, Edouard Mendy, i cili u largua nga skuadra e Chelsea.

Kësisoj, nga kundërshtarë përgjatë viteve të fundit, në vijimësi, braziliani dhe senegalezi do të jenë shokë skuadre së bashku, teksa nuk përjashtohet mundësia që atyre t’u bashkohet ndonjë tjetër lojtar i ardhua nga Europa.