Robert Lewandowski mund të kurorëzohet si fitues i Topit të Artë për vitin 2020-të. Për shkak të pandemisë, 4 vite më parë, revista France Football të jep këtë trofe, vendosi të anullonte ceremoninë, diçka që ndodhi për të parën herë në historinë e 6 dekadave.
Në ata edicion, Robert Lewandowski dhe Bayern Munich, ishin të pandalshëm. Klubi bavarez arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë këtu edhe UEFA Champions League. Përgjatë atij rrugëtimi, Lewa ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës gjermane, duke shënuar një total prej 55 golash në 47 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi që polaku të fitonte Topin e Artë, çmimin më me vlerë individual që një futbollist mund të fitojë.
Kur nga ajo kohë kanë kaluar 4 vite, mediat e huaja kanë bërë me dije se Francë Football po mendon të kurorëzojë sulmuesin e qendrës, duke i dhënë trofeun e Topit të Artë. Nga ana e tij, vetë Lewandowski, prej dy sezonesh pjesë e Barcelonës, nuk do të ishte kundër një ideje të tillë. Madje, sikurse është bërë me dije, lojtari është shprehur se nuk është ndonjë problem i madh që kanë kaluar 4 vite. Ai do të ishte shumë krenar nëse do të merrte Topin e Artë, që do të ishte qershia mbi tortë e karrierës së tij të mrekullueshme.