Robert Leëandoëski mund të largohet nga Barcelona

Sport

Robert Leëandoëski mund të largohet nga Barcelona në merkaton e verës. Në sezonin e tij të dytë në Spanjë, polaku e ka parë veten jo pak herë në qendër të kritikave. Deri në këtë fazë të sezonit, sulmuesi I qendrës ka shënuar vetëm 10 gola në kampionat, një shifër e ulët kjo krahasuar me një edicion më parë, ku me 23 finalizimet e tij, e ndihmoi Barcelonën të rikthehj tek titulli kampion pas një periudhe 4 vjeccare.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se këtë sezon, raporti mes futbollistit në fjalë dhe trajnerit Xavi Hernandez nuk ka qenë aspak I mirë, ku herë pas here, palët kanë pasur pikëpamje të ndryshme për atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

Megjithatë, Leëandoëski vijon të jetë I rëndësishëm, të jetë një nga figurat kryesore dhe që admirohet nga lojtarët e tjerë të skuadrës, mirëpo është e vështirë të besohet që polaku të jetë ende factor në fushë. Ndonëse 35 vjecc, ambicia e tij konsiderohet e lartë për të patur ende një rol të rëndësishëm në ekip, mirëpo Barcelona mendon të t’I japë prioritet futbollistëve të rij, të cilët I ka në skuadër, apo edhe ata që mund të transferohen nëpërmjet merkatos. Në kushte si këto, mundësia është e madhe që në verën e këtij viti, shtatlarti I ofensivës të largohet nga kampionët në fuqi të Spanjës. Sipas informacioneve, pistat e transferimit janë 5. E para, është një mundësi që sulmuesi të rikthehet në skuadrën e Borussia Dortmund, atje ku ka lënë një kapitull të artë përgjatë epokës së tij të parë.

Po ashtu, dy mundësi të tjera janë në Angli, teksa interes për të, kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea. Kurse dy mundësitë e tjera, janë jashtë Europës, e më konkretisht bëhet fjalë për në Arabinë Saudite, ose në Amerikë.

Kontrata e Leëandoëskit me Barcelonën është e vlefshme deri në verën e 2026-tës, ndërsa e ardhmja e tij, pritet të qartësohet përgjatë muajve të ardhshëm.