Robben ne dyshim serish per kombetaren

Sport

2131741597-arjen-robben-bMYBfJ0Dr4g6cIqqef
Arjen Robben është rikthyer nga një lëndim i gjatë këtë sezon, por problemet për të duket se nuk kanë fund. Sulmuesi i Bayernit të Munich-ut thuhet se është në dyshim për ndeshjet miqësore që Holanda do të zhvillojë këtë nëntor, pikërisht për shkak të problemeve muskulore. Robben qëndroi për 8 javë larg fushës së gjelbër për shkak të një lëndimi në kofshë, lëndim i cili paçka rikuperimit vazhdon ta shoqërojë 31-vjecarin me probleme të herë-pas-hershme dhe për këtë ai ka bërë me dije se do të diskutojë me stafin mjekësor të Bayernit përpara se të vendosë për kombëtaren.
Holanda parashikon dy ndeshje miqësore këtë nëntor, ku më datë 13 do të luhet kundër Uellsit dhe katër ditë më pas kundër Gjermanisë. Robben i cili pati probleme edhe në ndeshjen kundër Islandës, është pjesë e grupit që ka grumbulluar trajneri Danny Blind, por ai thuhet se mund të mos luajë. 31-vjecari i cili shënoi gol në fitoren 5-1 ndaj Arsenalit në Champions League, e ka bërë të qartë që nuk do të rezikojë dhe do t’i rikthehet lojës me kombëtaren vetëm kur të jetë në 100% të formës fizike. Robben ka luajtur 87 ndeshje me kombëtaren teksa ka shënuar edhe 28 gola.