Në vetëm një sezon tek Manchester City, Erling Haaland ka thyer një sërë rekordesh të paimagjinueshme se mund të ndodhnin kaq shpejt. Ndër të tjera, ai realizoi 36 gola në Premier League, diçka që nuk e kishte bërë dot asnjë futbollist tjetër në historinë e kompeticionit, të paktën duke nisur që nga viti 1992, atëherë kur kampionati mori një format të ri.
Duhet thënë se edhe këtë edicion, norvegjezi e ka nisur me marshin e 5-të, teksa në 6 javë, ka shënuar 8 gola, duke shkuar tanimë në kuotën totale të 44 golave. Synimi i radhës i Haaland është të shkojë në kuotën e 50 golave në elitën e futbollit anglez, diçka që në total, e kanë bërë 123 futbollistë. Prej tyre, 34 kanë mundur të realizojnë nga 100 gola, kurse vetëm 10, kanë mundur të shkojnë në kuotën e 150 finalizimeve.
Për momentin, futbollisti që mban rekordin e 50 golave, me më pak ndeshje të luajtura në Premier është Andreë Cole, i cili ka arritur ta bëjë një gjë të tillë me vetëm 65 ndeshje. Madje, Cole është më i shpejtë edhe sesa Alana Shearer, i cili 50 gola, i shënoi 66 ndeshje.
Megjithatë, rekordi i Cole do të thyhet shumë shpejt nga Ering Haaland, i cili numëron 44 gola dhe vetëm për 6 të tjerë, ka një limit prej 24 ndeshjesh Pra, që të mos e kalojë kuotën e 65 ndeshjeve. Mirëpo, duke parë ritmin e finalizimeve, duket qartë që tifozët e Manchester Cityt dhe të futbollit nuk do të presin aq gjatë. 44 golat e deritanishëm, Haaland i ka shënuar në vetëm 41 ndeshje të luajtura. Kjo do të thotë se mesatarja e finalizimit është 1.07 gola për çdo 90 minutësh të luajtur. Nisur nga këto ritme, “vikingu” do të shkojë në kuotën e 50 finalizimeve në Premier League, ka mbërritur ende 50 ndeshje të luajtura, diçka që do të ishte me të vërtetë një arritje mbreslënëse.