Rinisin kontaktet mes Milanit dhe Adrien Rabiot. Pasi i përfundoi kontrata me Juventusin, çka bëri që mesfushori të largohej me kosto zero nga Zonja e Vjetër, e ardhmja e tij ka mbetur në pikëpyetje. Në fililm të verës, u komentua se ishte pikërisht Milani që donte të siguronte shërbimet e futbollistit në fjalë, por mes palëve nuk u arrit asgjë me sukses. Megjithatë, një temë e tillë është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Mediat italiane raportojnë se mes Milanit dhe Rabiot kanë rinisur kontaktet dhe mundësia që futbollisti të bëhet pjesë e 19 herë kampionëve të Italisë, tani është më e madhe. Nga kuqezinjtë janë larguar disa mesfushorë, si Adli, Saelemaekers, apo Pobega, një tjetër emër që po komentohet si largim, është edhe Ismael Bennacer. Në kushte si këto, në organikën kuqezi shtrohet rruga për të afruar pikërisht Adrien Rabiot. Ish-lojtari i PSG ka pretendime të larta financiare, pasi kërkon rreht 8 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, fakti që Rabiot është një lojtar, i cili mund të sigurohet me parametra zero, kjo gjë mund ta shtyjë Milanin për të firmosur sa më parë me 29 vjeçarin. Se si do të shkojë kjo çshtje, gjithçka pritet për t’u konfirmuar të ardhmen. Fakti që merkatoja e verës në Itali, mbyllet pas mesnatës të së Premtes, kjo nuk përbën asnjë problem për Milanin, sepse Rabiot është një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me një tjetër klub, pa një kohë të përcaktuar.