Rikthimi në Madrid, për Cristiano Ronaldon s’ka vend në Santiago Bernabeu

Sport

Në verën e vitit 2018-të, në merkaton e futbolllit ndodhi një prej transferimeve më të bujshme. Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid, për t’u bashkuar me Juventusin. Sipas futbollistit, synimi i tij ishte të fitonte në një tjetër kampionat, pasi diçka të tillë e kishte bërë në Angli me Manchester United dhe në Spanjë me Realin. Edicioni i parë ishte gjithsesi pozitiv me 25 gola të realizuar. Këtë vit, nën drejtimin e Maurizio Sarrit, numri 7-ta ka realizuar disi më tepër, mirëpo jo në pak raste ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij. Në El Clasicon e zhvillluar në 1 mars, në Santiago Bernabeu, Cristiano Ronaldo ishte present për të parë ish-skuadrën e tij. Ky ishte një moment që hapi shumë aludime nëse drejtuesit e klubit të Realit mund ta mendonin një rikthim të portugezit, mirëpo së fundmi, në Spanjë, mediat raportojnë se diçka e tillë nuk është marrë në konsideratë, pasi tashmë lojtari është në moshën 35 vjeçare. Mirëpo situata e pazakontë për shkak të Coronavirusit, pritet të ndikojë edhe në gjendjen financiare të klubeve. CR7 paguhet 31 milionë nga Juventusi, ndërsa për bardhezinjtë tashmë kjo shifër mund të duket mjaft e lartë, sepse dëmton ekonominë e klubit. Në këto kushte, kampionët e Italisë janë gati të dëgjojnë ofertat që mund të vijnë për Ronaldon, apo ndoshta sulmuesi do të pranojë një ulje të pagës së tij për të mos u larguar nga Torino. Gjithçka pritet të shihet në vijim.