Rikthimi i Manchester United në nivele të larta, ja dy kërkesat e Ten Hag për mesfushën

Sport

Në më të shumtën e rasteve, kur një trajner emërohet në krye të një skuadre, ai kërkon të ketë pas vetes edhe lojtarët e tij të preferuar. Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe me Erik ten Hag. Timonieri I Manchester United e ka të qartë planin për t’I kthyer djajtë e kuq në nivelet më të larta, e për të bërë këtë, pjesë të orgnikës së tij kërkon të ketë dy futbollistë mjaft të njohur dhe të komentuar në tregun e merkatos. Fjala është për Frenkie de Jong dhe Christian Eriksen. De Jong, është pikërisht lojtari, me të cilin Ten Hag ka punuar disa sezone më parë tek Ajaksi, e për këtë aryse I njeh me hollësi cilësitë e tij.

De Jong ka një kontratë me Barcelonën që I përfundon në vitin 2026-të, mirëpo situata e rënduar financiare, e ka detyruar klubin spanjoll që të dëgjojë ofertat në drejtim të 25 vjeçarit. Për ta lënë të lirë lojtarin, katalanasit kërkojnë 80 mln euro. E në fakt, duke iu referuar mediave ndërkombëtare, edhe oferta e fundit e Manchester United duket pak a shumë e njëjtë. 20 herë kampionët e Premier League ofrojnë 70 mln euro në drejtim të Barcelonës, plus 10 mln euro të tjera në formën e bonuseve. Një shumë e tillë, pritet të merret në konsideratë nga klubi blaugrana, për të vendosur më pas, nëse do e pranojë shitjen e De Jong, ose jo.

Sa I përket situatës së Christian Eriksen, në fund të këtij muaji, danezi mbetet një lojtar I lirë, duke qenë se I skadon kontrata me Brentford, klub me të cilin u bashkua në janar të këtij viti. Shërbimet e mesfushorit përfitohen me parametra zero. Mirëpo problemi I vetëm I këtij transferimi, është se Eriksen dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, diçka që United nuk e ofron dot. Megjithatë, ndërhyrja e Ten Hag këtu mund të luajë rëndësinë e vetë në zgjedhjen e lojtarit. Çdo gjë pritet të bëhet më e qartë përgjatë ditëve të ardhshme.