Marcus Thuram është gati për të luajtur titullar me Interin. Sulmuesi francez, nuk ka qenë i gatshëm për skuadrën zikaltër përgjatë ndeshjeve të fundit, atë ndaj Genoas dhe Laziosm, si pasojë e një dëmtimi në kavilje.
Megjithatë, 27 vjeçari e ka lënë pas shqetësimin fizik dhe tani është plotësisht i rikuperuar në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi. Siç njoftojnë mediat italiane, Thuram, pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Napolit këtë fundjavë, që do të luhet në Diego Armando Maradona dhe që konsiderohet shumë vendimtare për çështjen e titullit kampion.
Sulmi i Interit parashikohet të jetë pikërisht Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët, konsiderohen një nga dyshet sulmuesi më të forta në të gjitha kampionatin italian.
Më tej, francezi Thuram, do të përpiqet që rikthehet tek goli, pasi në Serie A, nuk shënon që prej 19 Janarit, atëherë kur diçka të tillë e bënte ndaj Empolit, në atë fitore 3-1 të skuadrës zikaltër.
Por, ndërsa Marcus Thuram është rikthyer, ndaj Napolit, Interit do t’i mungojnë disa futbollistë të tjerë të rëndësishëm, sikurse Matteo Darmian, Nicola Zaleëski dhe Carlos Augusto, të cilët janë të dëmtuar.
Po ashtu, nuk do të jetë as portieri Yann Sommer, i cili nuk është i gatshëm për shkak të thyerjes së gishtit të madh të dorës në stërvitje. Në vend të tij do të luajë portieri i dytë, Josep Martinez.