Paul Pogba këtë edicion nuk është aktivizuar shumë me Manchester United, për shkak se në muajin shtator, mesfushori pësoi një dëmtim në kavilje. Prej atëherë, Pogba nuk ka mundur të zbresë në tapetin e gjelbërt, në mënyrë që të ndihmojë ekipin e tij. Megjithatë, pavarësisht, se nuk ka qenë protagonist në fushë, emri I tij gjithmonë është present përsa i përket merkatos. Prej kohësh dikskutohet se e ardhmja e tij nuk është më në Old Trafford, ndërsa së shpejti do e shohim në një tjetër klub. Kontrata e tij me Manchester United skadon në verë e vitit 2021, ndërsa nga Spanja, mediat raportojnë se Djajtë e Kuq këtë verë do të mendojnë shitjen e francezit, në mënyrë që të mos rrezikojnë që ai të largohet me parametra zero. Klubet më të interesuara për të janë Juventus dhe Real Madrid, por lojtari duket se preferon më shumë të vishet me fanellën e Los Blancos. Dëshirën për t’u bashkuar me 13 herë kampionët e Europës, Pogba e ka shprehur një vit më parë, për shkak se kërkon të jetë nën urdhërat e trajnerit Zinedine Zidane. Një tjetër faktor që pritet të ndikojë tek zgjedhja e 27 vjeçarit, është edhe agjenti I tij Mino Raiola, për shkak se ky I fundit ka një marrëdhënie më të mirë me drejtuesite klubit të Realit. Në Santiago Bernabeu nuk e kanë fshehur dëshirën për të nënshkruar me Pogba, dhe është pikërisht tekniku Zidane, ai i cili në verën e shkuar priti deri në momentet e fundit që të ndodhte diçka e tillë, ndërsa të shohim kësaj radhe, nëse kampioni I botës do të firmosë me Los Blancos.