Ricardo Calafiori është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit, “pasurohet” klubi i Basel

Sport

Ricardo Calafiori është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. Për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës, klubi anglez ka shpenzuar plot 50 milionë euro. Nga këto para, 50% do të shkojnë në arkat e Baselit, me klubin zviceran që do të “pasurojë” arkën, pasi kështu ishte nënshrkuar marrëveshja një vit më parë, kur shtatlarti i prapavijës u bë pjesë e Bolognas. Një shumë e konsiderueshme do të shkojë edhe në arkat e Romës. Saktësisht, plot 9.6 milionë euro, duke qenë se përpara transferimit në Zvicër, 22 vjeçar ishte pjesë e skuadrës verdhekuqe. Si përfundim, nga i gjithë ky transferim, Bologna ka arkëtuar afërsisht 15 milionë euro. Gjithësesi është një shumë positive, duke marrë parasysh që një vit më parë, Calafiori u ble për vetëm 4 milionë euro.

Për Calafiorin tani fillon një epokë e re e karrierës me Arsenalin, klub me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare. Topçinjtë kanë disa sezone që luftojnë për titullin kampion, objektiv që ende nuk është arritur, ndonëse kanë qenë shumë pranë. Megjithatë, krerët e shoqërisë angleze vazhdojnë të shpenzojnë në merkato, në mënyrë që cilësia në organikën e trajnerit Mikel Arteta të jetë sa më e lartë, me shpresën se në fund të sezonit të ri futbollistik, do të fitohen trofe.