“Dua ta fitoj edhe njëherë Champions League-ën!” – është kjo ëndrra dhe synimi i fundit i Franck Ribery-së, përpara se të tërhiqet përfundimisht nga fubtolli. E ka fituar një herë në vitin 2013-të, kundër Dortmundit, pasi dy herë më parë e kishte humbur vetëm në finale, kundër Chelsea-it dhe Interit. Për Ribery-në Champions League-a nuk është një fiksim, por një ëndërr. Tashmë 34-vjecar, pasi ka fituar një dollap plot me trofe, francezi kërkon ta ngre edhe njëherë të fundit Championsin. “Për mua do të ishte një nga kurorëzimet më të shijshme për karrierën time” – ka komentuar Ribery, i cili me Bayernin është në përfundim të kontratës, por thotë se ka dëshirë ta mbyllë karrierën me 27-herë kampionët e Gjermanisë. “Dua të luaj edhe për dy apo tre vite të tjera. Sigurisht dëshiroj ta mbyll me Bayernin, por kjo s’varet vetëm nga unë. Do jetë klubi që do ta thotë fjalën e fundit” – u shpreh Ribery. 34-vjecari luan këtë vit sezonin e 10-të me fanellën e Bayernit, skuadër me të cilën është shpallur 7 herë kampion gjermanie, 1 herë kampion Evrope dhe po ashtu 1 herë lojtari i vitit për kompeticionet UEFA. Këtë sezon në Grupin B të Champions League-ës, Bayerni do të luajë kundër PSG, që tanimë ka në skuadër dyshen Neymar-Mbappe. Por pavarësisht përforëcimeve të merkatos, Ribery shprehet besimplotë se bavarezët do t’ia dalin mbanë kundër tyre, pasi kanë të gjithë përvojën e duhur për të qenë të suksesshëm.