Rezultoi pozitiv për doping, Canelo Alvarez pezullohet për 6 muaj

Sport

alvarez
Lajme negative për boksierin Canelo Alvarez. Meksikani 27-vjecar është pezulluar për 6 muaj pasi rezultoi negativ në dy teste anti-doping. Sipas raportimeve të ndryshme, boksieri i peshave të mesme rezultoi pozitiv për substancën clenbuterol, kjo pas testeve të mbajtura më 17 dhe 20 shkurt. Alvarez u detyrua të tërhiqet nga rindeshja për titullin kampion të parashikuar për t’u kryer kundër Gennady Golovkin. Takimi i parë i kryer në shtator u mbyll barazim. Sipas enturazhit të Alvarezit, 27-vjecari nuk e ka marrë këtë substancë me vetëdije, por prej dietës ushqimore. Hamendësohet se clenbuteroli mund të ketë qenë prezent në mishin e konsumuar prej boksierit në atë periudhë.

canelo

Sidoqoftë fakti se Alvarez u tregua bashkëpunues me autoritetet antidoping bëri që pezullimi të mos ishte 1-vejcar por vetëm 6-mujor. Clenbuteroli përdoret për të kuruar astmën, por mundet që të stimulojë njëkohësisht krijimin e masës muskulore dhe djegien e kolesterolit. Shpesh në mënyrë të jashtëligjshme, kjo substancë përzihet edhe me mishin për të rritur cilësitë konservuese. Alvarez njihet si një boksier me goxha peshë. Vetëm 27-vjec, ai ka diskutuar deri më tani 52 ndeshje, 49 prej të cilave i ka mundur me fitore dhe 2 prej tyre i ka mbyllur barazim. Humbja e vetme daton 5 vite më parë, në përballjen me Floyd Mayweather.