Një ndër personazhet e njohur të futbollit I prekur me Coronavirus rezultoi edhe Mikel Arteta, trajneri I Arsenalit. Gjithçka mendohet se nisi pas takimit ndaj Olympiacos në Europa League, me presidentin e klubit grek që rezultoi pozitiv. Pas rreth 2 javësh karantinim, tashmë tekniku ëështë shërnuar plotësisht, ndërsa ka treguar edhe eksperiencën e tij gjatë këtyre ditëve. “Tani ndihem plotësisht I shëruar. Në fillim kisha disa simptoma dhe menjëherë kontaktova me klubin, duke thënë se unë mund të jem I prekur nga ky virus, për shkak të presidentit të Olympiacos, I cili edhe ai ishte i infektuar. Padyshim që ishtë një frikë e madhe, për faktin se unë isha I pari që prekesha nga Covid-19”. Më tej, tekniku tregon edhe “panikun” që pësoi pasi kishte rezultuar pozitiv. “Në momentin që e zbulon se je pozitiv, atëherë fillon të mendosh edhe për njerëzit që ke takuar. Kjo është shumë serioze. Kjo lë vend edhe për pak frikë. Në shtëpi kisha 3 fëmijë të vegjël, por për fat të mirë, ata nuk u prekën, ndërsa tashmë gjithçka ka shkuar mirë”, ka mbyllur Mikel Arteta.