Rey Manaj vjen i motivuar në Kombëtare para Turqisë

Sport

Nga një rol thjesht alternativ në ndeshjet e mëparshme, Rey Manaj u shndërrua befas në një element kyc në atë fitore të vyer që Shqipëria arriti kundër Islandës në “Elbasan Arena” më 10 shtator. Pavarësisht se nuk shënoi, lushnjari ia doli të ishte një nga rreziqet konstante për mbrojtjen islandeze, teksa gjithcka kulmoi me asisitin e mrekullueshëm për golin e dytë të shënuar nga Hysaj. Aq sa u vlerësua deri edhe nga UEFA, si veprimi më i bukur i ndeshjeve eleminatore të shtatorit. Manaj, i cili u aktivizua në sulm përkrah Sokol Cikalleshit, rezultoi zgjedhje e goditur gjatë asaj ndeshjeje, pasi kontribuoi në mënyrë vendimtare që kuqezinjtë të fitonin 4-2, duke rindezur shpresat për një kualifikim të mundshëm, që gjithsesi mbetet ende i vështirë për t’u bërë realitet.

22-vjecari rezultoi si një nga lojtarët më të dalluar të Kombëtares shqiptare. Ndërkohë që tashmë rikthehet me moralin më të lartë, edhe pasi vjen nga një gol i shënuar gjatë fundjavës me klubin e tij, Albacete, përballë Alcorcon. Ndërkohë që paraqitja e fundit e bërë me Kombëtaren i ka dhënë një “marsh” tjetër, pavarësisht se i është dhënë mundësia të luajë si titullar vetë 2 nga 5 ndeshjet e fundit në radhët e skuadrës spanjolle, me të cilën pretendon ngjitjen në Primera Division. Gjithsesi, mungesën e tij për shkak të grumbullimit te Kombëtarja, tashmë te Albacete e konsiderojnë një humbje të madhe, duke parë formën e mirë që po kalonte sulmuesi. Spanjollët do të luajnë në fundjavë ndeshjen e radhës së kampionatit ndaj Oviedos dhe largimi i Manajt drejt përfaqësueses i ka prishur jo pak punë. Teksa nga ana tjetër, tekniku i Shqipërisë, Edy Reja shpreson që lushnjari të shfaqet sërish edhe në transfertën turke të së premtes, njësoj siç ishte në mbrëmjen e fitores me Islandën.