Rey Manaj konfirmohet si investim me rëndësi për Albacete

Sport

Rinovimi i kontratës së Rey Manajt deri në 2024-ën si investim tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Albacetes. Klubi spanjoll synon ngjitjen në La Liga gjatë sezonit të ri, mirëpo nga ana tjetër dëshiron t’i japë vlerë elementëve premtues, me synimin për t’i bërë pse jo lojtarë të rëndësishëm dhe kyc të projektit të klubit. Në këtë prizëm edhe Manaj është vlerësuar maksimalisht me një kontratë të re të përmirësuar financiarisht, ndërkohë që drjtuesit e klubit të Ligës së dytë spanjolle e kanë cilësuar si një “investim dhe një bast shumë të rëndësishëm, duke e konsideruar si lojtar të të sotmes por gjithashtu edhe të ardhmes. “Kontrata e tij është më afatgjata kohë në të gjithë skuadrën tonë. Ai është një pjestar i rëndësishëm i familjes Albacete, një nga emblemat e kësaj skuadre me shumë projeksion rritjeje”, ka zbuluar Viktor Varela, zëvendëspresident dhe administrator.


Vetë Rei, që do të jetë lojtar i Albacete për të paktën 5 vitet e ardhshme, është shprehur shumë i lumtur me ekipin, teksa i ka vendosur objektiva vetes: “Dua të kapërcej atë që bëmë sezonin e kaluar, kur arritëm në zonën ‘play-off’ dhe humbëm”, deklaroi lushnjari 22-vjecar. Gjatë sezonit të fundit, ku Manaj ishte në formulën e huazimit nga Inter, sulmuesi kuqezi grumbulloi 29 takime dhe realizoi 6 gola.