Revolucion te Ajaxi, Van Der Sar dhe Overmars largojnë gjithë stafin e trajnerëve

Sport

ajakaka

Ndryshim total te Ajax-i. Dyshja drejtuese Van der Sar dhe Marc Overmars kanë vendosur të largojnë trajnerin dhe bashkë me të, tërësisht bërthamën kryesore të stafit. Pas 24 ndeshjesh trajneri Marcel Keizer është shkarkuar dhe bashkë me të janë larguar asistentët Hennie Spijkerman dhe Dennis Bergkamp. Sipas një komunikate për shtyp Van der Sar e ka justifikuar këtë vendim drastik me rezultatet zhgënjyese që ka pasur Ajaxi këtë sezon. Skuadra nuk arriti të kualifikohej në Champions dhe Europa League dhe ndërkohë u eliminua edhe nga Kupa e Holandës, ndërsa në kampionat janë 5 pikë prapa PSV-ës. Trajneri i ri është bërë ish-mbrojtësi Michael Reiziger, ndërsa interesante është se dyshja-Van der Sar-Overmars kanë larguar edhe ish-shokun e tyre Bergkamp. Pikërisht te largimi edhe i këtij të fundit qenë përqendruar mediat holandeze dhe ato britanike. Situata është e vështirë për Ajaxin. Pas largimit të Peter Bosz, bordi drejtues i besoi trajnerit të të rinjve Keizer, i cili u mbështet nga dyshja e asistentëve Spijkerman-Bergkamp. Këta të fundit kishin te Ajaxi në të tilla role që prej vitit 2011-të. Por gjërat nuk shkuan sipas planeve dhe tanimë është vendosur të ndrrohet tërësisht kurs. Ndërkohë nga eliminimi në Kupë ka bërë xhiron e rrjetit goli i Kluivert Jr.