Stili i futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri nuk mund të kalonte pa u vënë re nga prestigjiozja The Sun, e cila i ka dedikuar një artikull ditën e sotme. “Të vishesh si anësori zvicerian i Liverpool-it, i cili mban veshje të brandve më të famshme si Louis Vuitton dhe Tom Ford”, -shkruan The Sun.
Mes të tjerash gazeta e njohur ka treguar se futbollisti 26-vjeçar përdor valixhe dhe çanta të shtrenjta, si ajo Louis Vuitton që kushton 1900 paundë apo çanta Tom Ford, që ka një vlerë prej 1200 paundësh. Në fotot e mëposhtme të publikuara nga The Sun mund të shihni veshjet e futbollistit me origjinë shqiptare dhe sa kanë kushtuar ato.