Renditja/ Njihuni me 3 skuadrat më favorite për të triumfuar në Champions League

Sport

Teksa nga faza e grupeve janë luajtur 5 javë deri më tani dhe 12 prej 16 skuadrave e kanë siguruar biletën për në raundin tjetër të kompeticionit, mediat ndërkombëtare nuk janë vonuar, por kanë bërë një renditje të skuadrave që konsiderohen më favorite për të triumfuar në Champions League.

Napoli, Liverpool, Club Brugge, Porto, Bayern Munich, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Borussia Dortmund, PSG dhe Benfica janë ekipet e deritanishme që janë kualifikuar për më tej.

Më e plotë, panorama do jetë pas javës së 6-të, kur të kualifikohen edhe 4 skuadrat e radhës.

Megjithatë, deri më tani, 3 ekipët më të favorizuara janë Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Ndonëse Cityzens nuk ia kanë dalë ende asnjëherë të ngjiten në majën e Europës, në edicionet e fundit kanë qenë gjithmonë aty, mes pretendentëve. Nuk mund të ishte ndryshe edhe këtë edicion. Skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, i është shtuar edhe një personazh tjetër, sikurse është Erling Haaland, i cili në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka realizuar 22 gola. 5 prej tyre janë në Champions League, në vetëm 4 takime. Prania e norvegjezit në organikën e bluve të Manchesterit ka rritur ndjeshëm cilësinë e britanikëve.

Më tej, Bayern klasifikohet i dyti, për shkak të paraqitjes shumë të mirë në Grupin C, aty ku me kundërshtarë si Interi, apo Barcelona, ka arritur të fitojë çdo ndeshje të mundshme. Ndonëse në verë u largua një lojtar si Robert Leëandoëski, bavarezët po tregojnë se nuk po e vuajnë mungesën e polakut. Madje ndaj këtij të fundit që iu bashkua Barcelonës, arritën t’i fitonin të dyja ndeshjet, sin ë shtëpi, ashtu edhe në transfertë.

Real Madrid i vendit të 3-të, e pësoi humbjen e parë sezonale në të gjitha garat vetëm në javën e 5-të të Champions League, në transfertën nfaj Leipzig me rezultatin 3-2. Vetëm një disfatë në 17 takime, është një tregues se të besuarit e Carlo Ançelottit janë sërish aty, të gatshëm për të mbrojtur kurorën europiane