FIFA ka publikuar të enjten renditjen e re botërore të skuadrave përfaqësuese, ku mbizotërojnë qendrimet në vend të seleksioneve nga mbarë bota. Në mungesë të ndeshjeve ndërkombëtare, Shqipëria ka mbetur e 58-ta, njësoj si Kosova që po ashtu nuk ka lëvizur në renditje nga pozicioni i 141-të. Fakti që në këtë periudhë nuk ka pasur asnjë impenjim ka ndikuar në këtë qendrim të dy përfaqësueseve, në vend-numëro. Ndryshon diskutimi për pjesmarrëset në Botëror, që kanë pasur ngjitje dhe ulje. Kështu, në krye të listës gjendet Franca, pas triumfit në Kampionatin botëror.
Ndërsa Belgjika dhe Brazili kompletojnë tri vendet e para të kësaj renditjeje botërore. Spikat rënia e lirë e Gjermanisë, që nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Rusi dhe që ka humbur 15 vende në renditjen e FIFA-s. Për t’u evidentuar është fakti se organi qeverisës i futbollit botëror ka përdorur një metodë të re të klasifikimit të ekipeve kombëtare. Formula e re, sipas FIFA-s, mbështetet në shtimin apo zbritjen e pikëve të fituara, ose të humbura për një ndeshje, nga totali i mëparshme dhe jo më në mesataren e pikëve të impenjimeve, gjatë një periudhe të caktuar kohe, siç ndodhte në versionin e mëparshëm të renditjes.