I transferuar si një nga premtimet më të mëdha të futbollit europian, Renato Sanches nuk ia ka dalë mbanë të lërë gjurmën e tij tek skuadra e Bayern Munchen. 21-vjeçari duket se nuk është në planet e trajnerit Niko Kovac dhe për këtë, portugezi ka deklaruar se është gati të largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë që në merkaton e ardhshme verore. Sanches luajti sezonin e kaluar si i huazuar tek Sëansea, ku dështoi të linte shenjë, çfarë dha sinjale se portugezi është një dështim dhe shumë larg pritshmërive që kishin tifozët në kohën kur luante tek Benfica. Këtë sezon, mesfushori 21-vjeçar numëron 23 ndeshje me fanellën e Bayern në të gjitha kompeticionet.
Në kampionat ka zhvilluar 16 ndërsa nuk zbret në fushë si titullar që nga muaji nëntor i viti të kaluar. I intervistuar nga ‘Bild’ pas fitores 1-0 të bavarezëve me Ëerder Bremen, Sanches pranoi se kërkon të luajë më shumë dhe të ndjejë më shumë besim nga ana e klubit. Kështu sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte të ndryshonte ambjent. Portugezi tha se nuk ka rëndësi nëse huazohet apo shitet, por kërkon që të gjejë një zgjidhje për të patur mundësi që të ketë më shumë minuta në këmbët e tij. Pavarësisht pesimizmit të shumë tifozëve rreth cilësive të tij, Renato Sanches duket se nuk është dorëzuar dhe u shpreh se do të japë maksimumin për të rikthyer karrierën e tij në drejtimin e duhur.