Rikthimi I Milanit në gjysmëfinale të Champions League, pas një mungese 13 vjeçare, ka zgjuar entuziazmin në radhët e klubit kuqezi. Ashtu sikurse ndodhi 20 vite më parë, edhe këtë herë, kampionët në fuqi të Serie A, do kenë përballë, rivalët e përjetshëm të qytetit, Interin.
Në të njëjtën fazë të edicionit të largët, 2002/03, ishte Milani që u kualifikua për më tej dhe nëse marrim për bazë statistikat, atëherë Milani ka të gjithë të drejtën të besojë se një tjetër finale në Champions League, është mëse e arritshme.
Duke iu referuar këtu epokës së vjetër të Champions League dhe asaj të re, në total, Milani ka luajtur 13 herë në gjysmëfinale dhe të kompeticionit dhe në 11 prej tyre ka arritur që të kualifikohet në finalen e madhe. E përkthyer në shifra, Milani ka fituar 84% të gjysmëfinaleve të luajtura. Asnjë klub tjetër në histori të kompeticionit nuk e zotëron një rekord të tillë.
Dy herët e vetme që Milani është eliminuar në gjysmëfinale, ka ndodhur ndaj Real Madrid në vitin 1956 dhe ndaj Barcelonës në 2006-tën. Në të gjitha rastet e tjera, italianët janë kualifikuar në finale, kur nga 11 të luajtura, kanë fituar 7 prej tyre.