Rekordet statistikore që u thyen në Rusi 2018

Sport

world c 2018
Ai që uli siparin në Rusi mund të quhet Botërori i rekordeve. Në radhë të parë, sa i takon penalltive të akorduara, me sistemin VAR që ka bërë të ndihet prania e tij. Janë regjistruar 28 gjuajtje nga 11-metrat , teksa 21 prej tyre janë kthyer në gol. Bëhet fjalë për një arritje të paprecedent në historinë e Kupës së Botë. Në një kohë kur rekordi i mëparshëm ishte kuota 17, në Francë ’98. Ndërkaq, nga 169 golat e turneut, 71 (ose 43.5 përqind) kanë ardhur nga goditjet e dënimit, nga këndi, apo penalltitë. Rekordi i mëparshëm ishte fiksuar në 2006-n, kur u shënuan 46 nga 147 (ose 31.3 përqind). Rekord më vete janë dhe autogolat, si dhe realzimet në 5 minutat e fundit të ndeshjeve. Saktësisht kanë qenë 29 gola të shënuar pikërisht në momenet finale të 90 minutësishit ose përtej tij. Kuota më e lartë e deritanishme ishte 24, e fiksuar 20 vjet më parë, në Francë. Goli i Neymar përballë Costa Ricas ishte më i vonshmi i shënuar në historinë e Botërorëve që prej ’66-s.

world cup 2018
Ndërsa 12 autogolat e fiksuar, pothuajse dyfishuan rekordin e mëparshëm prej 6 të tillëve, që ishin shënuar sërish… në Botërorin e 1998-s. Sommer i Zvicrës u bë i treti portier që shënon në portën e vet gjatë një Kupe Bote, pas Zubizaretas ndaj Nigerisë në ’98-n dhe Noel Valladares të Hondurasit ndaj Francës në 2014-n. Nëse penalltitë kanë qenë përtej parashikimeve, kartonat e verdhë dhe të kuq kanë qenë në minimumin e mundshëm. Vetëm katër lojtarë janë nxjerrë me të kuq, teksa për herë të parë që prej 1998-s, totali i këtyre kartonëve është numër një shifror. Ndërsa u dhanë 213 të verdha, 31 më tepër se Brazil 2014, por shumë më pak se çdo Botëror tjetër me 32 ekipe. Anglia kaloi një tur për herë të parë në histori falë penalltive, pikërisht ndaj Kolumbisë. Ishte ajo një nga katër ndeshjet e këtij Botërori që u vendos nga 11-metrat, duke barazuar rekordet e viteve 1990, 2006 e 2014.