Rekordet e Skenderbeut

Sport

1974736 w2
Asnjë skuadër shqiptare si Skënderbeu, që gjendet një hap grupeve të Champions League. Por edhe ka skuadra të tjera pjesëmarrëse në kompeticionin më prestigjoz të futbollit europian që nuk kanë arritur, atë që kanë bërë kampionët e Shqipërisë. Janë disa rekorde të korçarëve, gjatë rrugës së ardhjes deri te “play-off”-i me Dinamon e Zagrebit.
Kështu, Skënderbeu është skuadra që ka shënuar më shumë në fazën eliminatore të Champions: plot 10 gola, në 4 ndeshje. Gjithashtu, skuadra e Josës ka edhe diferencën më të madhe të golave: 6, arritje që e ndajnë me ekipe si Monako e Selltik, që gjithsesi kanë luajtur 2 ndeshje më pak dhe kanë pësuar vetëm 1 gol, krahasuar me 4 të Skënderbeut. Kurse në krahasim me Dinamon e Zagrebit, kundërshtarin e radhës, kampionët e Shqipërisë janë ndjeshëm superiorë, si në shënimin e golave, ku kroatët s’kanë shkuar më larg sesa kuota 8, ashtu edhe në pësim, me kampionët e Kroacisë që kanë nxjerrë 5 herë topin prej rrjetës.
Ndërkohë, 5 golat e Hamdi Salihit në 4 ndeshje, e bëjnë atë shënuesin e paarritshëm dhe më efikas të fazës eliminatore.
3 fitore në dy turet e luajtura regjistron Skënderbeu. Aq kanë siguruar vetëm Selltiku e Partizani i Beogradit, nga ekipet që janë ende në garë. Ndërsa kroatët e Dinamos mbajnë rekordin për numrin më të madh të barazimeve, plot 3.
Ashtu si Bazeli e Monaco, edhe korçarët dolën me 2 fitore nga faza e kaluar, vetëm se ndryshe nga këto ekipe më në zë, nuk lanë t’u tundej rrjeta e portës. Orges Shehi nuk pëson gol në Champions prej 180 minutash. Bashkë me Shahtjorin dhe Selltikun, bardhekuqtë janë të vetmit që vijnë në këto “play-off”-e, me portë të pacenuar në turin III.
E si për të përmbyllur rekordet e kampionëve të Shqipërisë, mjafton vetëm të thuhet se përpara këtij sezoni, Skënderbeu kishte fituar vetëm 1 herë në 5 ndeshjet e fundit të UEFA Champions League. Hopi cilësor është vërtet i ndjeshëm.