Rekord nga Emerson Palmieri, mbrojtësi shkruan histori në futboll

Sport

Triumfi I West Ham United në Conferencë League, përballë Fiorentinës, me rezultatin 2-1, ka regjistruar gjithashtu edhe një moment të rëndësishëm në karrierën e një prej lojtarëve të londineze, Emerson Palmieri.

Së bashku me titullin e Conference League, Italo-braziliani, është bërë tashmë, futbollisti I parë në histori që I fiton të 5-të trofetë e UEFA-s, duke nisur nga Champions League, Europa League, dhe Superkupë e Europës, medalje këto që I ka fituar kur ishte pjesë e Chelsea. Trofetë në fjalë, ai I siguroi përgjatë 4 sezoneve të kaluara në “Stamford Bridge” me Blutë e Londrës, që nga 2018-ta, e deri në 2022-shin. Gjithashtu, ai triumfoi edhe në Euro 2020-të me Italinë, duke mposhtur në finale përfaqësuesen angleze.

Ky ishte sezoni I parë I Palmierit me fanellën e West Ham, klub me të cilin ka një kontratë deri në verën e 2026-tës. Për momentin, e ardhmja e tij, duket e përqendruar në Londër, aty ku ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar të trajnerit David Moyes. Për sezonin 2022/23, mbrojtësi I majtë luajti 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste për shokët e skuadrës.

Sa I përket ekipit të West Ham, ndonëse I bëri një mbyllje në vendin e 14-të kampionatit, triumfi I I tyre në Conference League, do të thotë se Hammers do të luajnë në grupet e Europa League edicionin që vjen.