Rekord negativ nga Manchester City në fushën e Tottenhan, Harry Kane në historinë e Spurs

Sport

Manchester City nuk përfiton dot nga disfata e Arsenalit në Premier League. Pasi Gunners u mposhtën 1-0 në transfertën e Evertonit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kampionët në fuqi të Anglisë. Në javën e 22-të të kampionatit, në transfertën e Tottenham, Cityzens pësuan disfatën e 4 sezonale dhe të dytën në 4 takimet e fundit. Këto janë të dhëna që tregojnë se diçka nuk po funksionon në mënyrën e duhur në skuadrën e Pep Guardiolës.

Sfida e luajtur në Londër, përfundoi me shifrat 1-0 për Spurs, me autor të golit Harry Kane. Ky ishte një finalizim historik për sulmuesin britanik, I cili ka shkuar tashmë në kuotën e 267 golave me Tottenham, duke thyer rekordin e Jimmy Greaves me 266, e duke u bërë në këtë mënyrë edhe golashënuesi më I mirë në historinë e klubit.

Transferta në very të Londrës, është kthyer në një makth të vërtetë për ekipin e Pep. Manchester City nuk ka fituar dot asnjë prej 5 ndeshjeve të luajtura në stadiumin e ri të Tottenham, por I ka humbur të gjitha ato. Madje, përgjatë këtij rrugëtimi, City nuk ka mundur të shënojë dot asnjë gol në portën e Spurs, pavarësisht 84 tentativave drejt kuadratit.

Sa I përket renditjes në 22 javë, Arsenali kryeson me 50 pikë, kundrejt 45 të Cityt. Sidoqoftë, Gunners kanë mundësi që ta dërgojnë në plus 8 pikë diferencën, pasi kanë një ndeshje më tepër për të rikuperuar.

Ndërkohë, dy vendet e tjera të 4-tërshes së parë kompletohen nga Manchester United dhe Neëcastle, me nga 42 dhe 40 pikë, teksa Tottenham ndjek në të 5-tin me një pikë më pak.

Vlen të theksohet forma e dobët që vijon të kalojë Chelsea dhe Liverpool. Skuadrat në fjalë, renditen përkatësisht në vendin e 9 dhe të 10 të tabelës së klasifikimit.