Në 2023-shin do të jetë 78 vjec, por më mirë të mos ia kujtosh, sepse Edy Reja e konsideron moshën një ndjenjë dhe nuk për të nuk ka rëndësi pesha e viteve. Tekniku italian ka konfirmuar për mediat e vendit të tij se ka rinovuar kontratën me Kombëtaren shqiptare, pavarësisht kualifikimit të munguar në Euro 2020. Ja që tifozët kuqezi dhe drejtuesit e FSHF, me në krye presidentin Duka, duket se kanë besim tek ai. Ndëra vetë trajneri 74-vjecar përgatitet të përballojë sfidën plot guxim: “Do të jetë një sfidë tepër e bukur dhe një projekt i fortë, që më jep entuziasëm të madh. Do të merrem me supervizionin e të gjithë lëvizjes futbollistike në Shqipëri. E pastaj, nëse jam tekniku më i vjetër në qarkullim, është një tjetër arsye kënaqësie”, ka deklaruar Reja për Radiosei.
Në lidhje me objektivat, trajneri nga Goricia nuk ka dashur të përmendë Botërorin 2022 në Katar, ndoshta sepse i konsideron kuqezinjtë pak prapanë në krahasim me 13 vendet që janë në dispozicion për kontinentin evropian. Mirëpo duket se synon fort tek Euro 2024-a, teksa shprehet: “Shqipëria është një vend i gjallë, me njerëz që ka shumë konsideratë të lartë për italianët. Ndoshta kanë besim tek neve, më shumë sesa ne italianët besojmë tek vetja jonë”, ka përfunduar Reja. Ndërkohë, edhe presidenti Duka në një prononcim për “Radio Punto Nuovo” në Itali ka dhënë sinjale se Reja do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve.