Rei Manaj, më në fund, largoi mallkimin sa i takon golave të shënuar në vitin 2019, duke gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në kampionat gjatë këtyre muajve. Dhe goli mund të thuhet se erdhi atëherë kur duhej më shumë, përderisa kontribuoi që Albacete të fitojë ndaj Rajo Majahonda, duke u kthyer në garë për vendin e dytë në Segunda Liga, pozicion që të çon direkt në elitën e futbollit spanjoll. Lushnjari 22-vjeçari ia doli të shënonte golin e parë dhe t’i hapte rrugë suksesit 3-2 të ekipit. Manaj realizoi menjëherë në fillimin ne takimit, në minutën e 5, ndërsa u aktivizua për 58 minuta. Sulmuesi, që ka arritur kuotën e 6 realizimeve në këtë kampioanti, pati bërë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit, mirëpo pas një dëmtimi e humbi vendin e titullarit ndeshje pas ndeshjeje. Ndërsa këtë fundjavë, pas dy muajsh, më në fund erdhi aktivizimi në formacionin bazë, i shoqëruar edhe me gol.
“Jam i lumtur për ndeshjen, që u ktheva të shënoj, por mbi të gjitha për fitoren. Pësuam një rënie në pjesën e dytë por është normale pasi shkon 0-3. Tani duhet të mendojmë që të marrim vendin e dytë në kampionat. Duhet të shfaqim diferencën në fushë dhe të tregojmë që Albasete lufton për ngjitjen mes më të mëdhenjve“, tha Manaj, i cili mund të jetë titullar edhe në ndeshjen e ardhshme, atë vendimtare kundër Granadës së vendit të dytë. Pikërisht, ajo është ish-skuadra e sulmuesit shqiptar, i cili insiston se nuk ka asgjë për t’u hakmarrë në duelin e radhës ndaj ekipit që nuk i rinovoi kontratën në verë. “Nuk kam përse hakmerrem, janë gjëra që ndodhin. Por dua që në atë takim të ketë një stadium plot, që të këndojë nga minuta e parë deri në të fundit dhe të gjithë lojtarët duhet të japim 150%”, dekaroi Manaj për mediat. Ndërkaq, pas këtij suksesi, ekipi i Albasetes renditet i treti në klasifikim, vetëm 3 pikë pas dy skuadrave të renditura më lart, duke shpresuar për ngjitjen në La Liga.