Refuzoi të luante për Real Madrid, Florentino Perez flet për Kylian Mbappe

Sport

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez reagon për herë mbi një nga ccështjet më të komentuara të kohëve të fundit, të quajtur Kylian Mbappe. Pas refuzimeve të vazhdueshme të rinovimit të kontratës me PSG, dukej thjesht ccështje kohe që francezi të transferohej me parametra zero tek Los Blancos.

Mirëpo në fund nuk ndodhi kështu. Mbappe ndryshoi 180% dhe rinovoi kontratën për 3 sezone me kampionët e Francës, aty ku do përfitojë 100 mln euro në sezon. Shifra këto, të padëgjuara ndonjëherë më parë në historinë e futbollit sa i përket pagës së një lojtari.

Mirëpo, pavarësisht se rinovoi, vetë Mbappe është shprehur se ëndrra që një ditë të luajë për Real Madrid, ende nuk ka përfunduar.

Në lidhje mbi këtë situatë, ka folur për herë të parë presidenti I Realit, Florentino Perez, mesazhi i të cilit ka qenë i qartë. “Askush nuk mund të dalë mbi Real Madrid. Mbappe është një lojtar i madh dhe mund të fitojë më shumë sesa futbollistët e tjerë, por ky është një sport kolektiv. Ne këtu kemi principe dhe vlera që nuk mund t’i ndryshojmë dot. Mbappeja që donte të vinte këtu, është ndryshe nga ky i tanishmi. Nëse është kështu, atëherë unë preferoj që ai të qëndrojë tek PSG”, ka cituar ndër të tjera Perez.