Referendumi në Katalonjë rrezikon shtyrjen e ndeshjes së Barcelonës

Sport

lasamlam

Çështja e rënduar politike në Katalonjë duket se mund të bëjë që ndeshja e fundjavës mes Barcelonës dhe Las Palmasit të shtyhet. Gazetat spanjolle të sportit kanë raportuar se përpjekja e katalanasve për të mbajtur një referendum për pavarësinë ka nxitur një prezencë të theksuar të forcave të rendit. Madridi zyrtar vazhdon ta kundërshtojë përpjekjen e Katalonjës, që gjithsesi më 1 tetor ka fiksuar mbajtjen e referendumit. Mundo Deportivo analizoi se me këtë situatë të renduar të sigurisë, në Camp Nou nuk do të ketë forca të mjaftueshme të rendit dhe për këtë gjë ndeshja e javës së 7-të mund të shtyhet. Zëvendës-Presidenti i Barcelonës Jordi Cardoner, ka theksuar se ndeshja me Las Palmasin do të zhvillohet sidoqoftë situata dhe sipas tij “do jetë një ndeshje normale”. Prej kohësh është përfolur se një pavarësim i Katalonjës mund të ndikojë dhe në botën futbollistike të Spanjës. Rasti në fjalë i shtytjes së takimit është më pak i dëmshmi. Spekulime të shumta kanë përfolur teza nga më të ndryshmet. Largimi nga La Liga, krijimi me Espanyolin dhe disa klubeve të tjera katalanase të një lige paralele dhe deri te një pezullim si efekt ndëshkues nga Madridi janë diskutimet më të gjerësishme sportive në Spanjë. Ndërkohë nga zyrtarët, Bartomeu dhe të tjerë, nuk kanë deklaruar ende një pozicion të qartë. Klubi i Barcelonës ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë e Katalonjës, madje prej ekspozimit të flamujve të shumtë gjatë ndeshjeve, Barca është ndëshkuar shpesh me gjoba nga UEFA.